Connect with us

Lajme

Kasami: Familja Jashari, simbol i sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdhenë

Publikuar

Kreu i Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetari i Tetovës, Bilall Kasami me rastin e 5 Marsit që shënon nisjen e Epopesë së UÇK-së ka kujtuar sakrificën e familjes së Jasharajeve.

“5 Marsi është një rikujtim i fuqishëm për unitetin, qëndrueshmërinë dhe vlerat që na bashkojnë si komb. Kjo ditë shënon nisjen e Epopesë së UÇK-së. Në këtë ditë, kujtojmë heroizmin dhe sakrificat e paimagjinueshme të atyre që e bënë të mundur arritjen e lirisë, duke iu përkushtuar atdheut dhe duke bërë çdo sakrificë për të ardhmen e brezave të ardhshëm”, shkroi Kasami.

Kasami tha se ka nderuar vazhdimisht familjen Jashari për sakrificat e tyre.

“Në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, nderojmë një prej figurave më të shquara të luftës për lirinë e Kosovës. Familja Jashari është simbol i sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdhenë. Le të na shërbejnë si shembuj të besnikërisë dhe trimërisë për kombin dhe lirinë! Jasharajt janë vetë historia jonë!”, shkroi Kasami duke ndarë së bashku edhe fotografi me pasardhës të familjes Jashari.

NA NDIQ NË FACEBOOK