Kosovë
I dehur goditi me shishe qelqi viktimën në Zubin Potok, arrestohet i dyshuari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zubin Potok, ku një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor.
I dyshuari, në gjendje të dehur, ka goditur viktimën, një mashkull kosovar, me një shishe qelqi në një kafiteri.
Pas goditjes, viktima ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor.