Connect with us

Bota

Goditje e madhe për Musk: parandalohet mbyllja e USAID-it

Publikuar

më

Gjykatësi federal Theodore Chuang ka lëshuar një vendim ku thuhet se Elon Musk dhe Departamenti i tij i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) ka të ngjarë të kenë përdorur fuqi antikushtetuese në një përpjekje për të shpërbërë Agjencinë e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Vendimi, i cili u mor në favor të 26 punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve të USAID-it, kërkon të “shtyjë mbylljen e parakohshme, përfundimtare” të agjencisë ndërkohë që procesi gjyqësor është në vazhdim.

Gjykata urdhëroi DOGE që të rivendoste aksesin në e-mail dhe sistemet kompjuterike për punonjësit aktualë të USAID-it dhe bllokoi personelin e DOGE nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi në lidhje me agjencinë pa lejen e shprehur të zyrtarëve të autorizuar të USAID-it.

Gjykatësi urdhëroi gjithashtu që punonjësit e USAID-it të lejohen të kthehen në zyrat federale nga të cilat u dëbuan muajin e kaluar dhe e ndaloi ekipin e Musk të ndërmarrë çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me mbylljen e USAID-it.

Zëvendës zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Anna Kelly tha se administrata do të apelojë vendimin, duke e quajtur atë të gabuar. “Gjyqtarët mashtrues po minojnë vullnetin e popullit amerikan në përpjekjet e tyre për të penguar Presidentin Trump të zbatojë axhendën e tij,” tha Kelly.

Nga ana tjetër, avokatët përfaqësues të USAID-it vlerësuan vendimin, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në luftimin e sulmeve të Musk ndaj USAID-it, qeverisë amerikane dhe Kushtetutës. “Ky vendim përfaqëson një fitore të rëndësishme në luftën kundër sulmeve ndaj stabilitetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara,” thanë avokatët. /tesheshi.com/

Kosovë23 minutes ago

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena

Maqedoni31 minutes ago

Dallimi kryesor është se ligji lejon përdorimin e gomave dimërore ose gomave verore me zinxhirë bore, por me kushte të ndryshme

Shqipëri51 minutes ago

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Kosovë2 hours ago

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

Bota3 hours ago

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

Kosovë4 hours ago

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Kosovë7 hours ago

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Maqedoni8 hours ago

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

Shqipëri9 hours ago

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

Kosovë10 hours ago

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

Shqipëri11 hours ago

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Maqedoni12 hours ago

Tragjedia në Shqipëri: Humb jetën 42-vjeçarja nga Tetova, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

NA NDIQ NË FACEBOOK