Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

E trishtë, ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

Published

on

Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeçare. Një lajm i hidhur jo vetëm për komunitetin e gazetarëve sportivë, por për çdokënd që pati fatin të njihej me të dhe të mësonte prej tij.

Prej kohësh Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gazetari Saimir Demi me një karrierë 30-vjeçare, prej kohësh ishte pjesë e RTSH-së dhe ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive si drejtues.

Miqtë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Saimir Demi është dhe vëllai i gazetarit të njohur Enkel Demi.

The post Gazetaria sportive në zi! Ndërron jetë Saimir Demi, humbi betejën me sëmundjen e rëndë first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK