Lajme
Fetai falenderon Belgjikën për mbështetjen pas tragjedisë në Koçan
Zv kryeministri Arben Fetai ka falenderuar Belgjikën dhe Ministrin e Jashtëm Maxime Prévot për mbështetjen belge pas tragjedisë në Koçan.
“Sot, kam zhvilluar një shkëmbim me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot, i cili ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tij pas tragjedisë së rëndë në Koçan. Belgjika dërgoi menjëherë ekipet e B-FAST me personel mjekësor për të ndihmuar në terren.
Tragjedia në Koçan na ka treguar qartë se sistemi ynë ka nevojë për reforma urgjente. Kjo do të jetë në fokusin tonë në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Mirënjohje për të gjithë ata që po ndihmojnë!”, shkroi Fetai.