Connect with us
SYLA GROUP

Sport

Drejt një Botërori të ri në futboll

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vizituar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Zyrën Ovale ku u prezantua trofeu i Kupës së Botës për Klube të FIFA-s.

Ky është një kompeticion i ri i organizuar nga FIFA, ku do të garojnë 32 skuadra dhe ku organizatore e këtij edicioni premierë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turneu do të luhet në verë, dhe Infantino dhe Trump zbuluan trofeun që do t’i jepet fituesit.

Ishte në formën e një disku, por kur u hap, u zgjerua për t’u dukur si një rruzull dhe, duke gjykuar nga reagimi, Trumpit i pëlqeu.

Për përkujtim, ky turne do të luhet nga data 14 qershor deri më 13 korrik.

NA NDIQ NË FACEBOOK