Lajme
Bari Iseni përsëri me rekorde të reja në garat kuizore – Sukses i madh në skenën vendore dhe ndërkombëtare!!

Muaji i kaluar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për komunitetin e kuizit, ku u zhvilluan gara të rëndësishme si në nivel vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Në organizim të Asocijacionit për Kuiz të Maqedonisë, si dhe në turnetë prestigjioze si Serbian Open dhe kuizet mujore të Kuiz Asocijacionit të Austrisë, u shfaq një konkurrencë e fortë me pjesëmarrjen e legjendave botërore dhe ballkanike të kuizit.
Në këtë kuadër, Bari Iseni arriti një sukses të madh duke u shpallur kampion, duke dëshmuar njohuritë e tij të gjera dhe përgatitjen e shkëlqyer. Me këtë fitore, ai vulosi edhe një herë dominimin e tij në skenën e kuizit, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
Rezultatet e arritura janë si më poshtë:
Master kuiz 2024/2025 vendi i dytë i takoi Bari Iseni.
Ndërsa në Serbia Open vendi i 18.
Kuiz asociacioni i Austris vendi i 3.
Ky triumf është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të kuizit në vend dhe motiv për të vazhduar me paraqitje edhe më të fuqishme në të ardhmen. Urime kampionit!














