Lajme
“Baba iku krenar, Hashim”- Rama shkruan për vdekjen e Haxhi Thaçit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se babai i Thaçit shkoi krenar për në amshim, shkruan Insajderi.
“Baba iku krenar Hashim“, shkroi Rama, teksa shoqëroi postimin me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Haxhi Thaçi po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
I biri i tij, Hashim Thaçi, ishte në Kosovë që ta vizitonte babain e tij gjatë kësaj jave. /Insajderi.org/



















