Bota
Arrestohet për korrupsion kryetari i Stambollit, Imamoglu
Autoritetet turke arrestuan të mërkurën në mëngjes, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu si pjesë e një hetimi për lidhje me korrupsionin dhe terrorizmin.
Sipas mediave atje, Imamoglu u arrestua nën akuzat për drejtim të një organizate kriminale, ryshfet, manipulim tenderash dhe ndihmë për organizatën e shpallur terroriste nga Turqia, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Një deklaratë nga zyra e prokurorit të Stambollit tha se “urdhrat e arrestit janë lëshuar për rreth 100 persona duke përfshirë bashkëpunëtorë të Imamoglu ndërsa mediat thonë se në operacion u përfshin 3000 policë.