Connect with us

Maqedoni

Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

Publikuar

më

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerike, Ilir Rusi, Martin Vulaj dhe Burim Rexhaj.

Ahmeti në njoftimin e tij për opinionin shkruan se miqësia me SHBA-të mbetet e palëkundur dhe se kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë gjithmonë faktor kyç për shumë ngjarje në trojet shqiptare.

Njoftimi i plotë:

Takim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane 🇦🇱🇺🇸

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në selinë e BDI-së në një takim vëllazëror z. Ilir Rusi, z. Martin Vulaj dhe z. Burim Rexhaj, përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, në të cilin bashkë diskutuam mbi zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, rajon dhe sfidat gjeopolitike.
🇺🇸🇦🇱 Miqësia dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një vlerë e patjetërsueshme për kombin tonë. Mbështetja e palëkundur e SHBA-ve ka qenë dhe vazhdon të jetë shtyllë kyçe në forcimin e pozitës sonë dhe në avancimin e të drejtave shqiptare në rajon.
Në këtë drejtim roli dhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA ka qenë dhe do të mbetet një faktor kyç për të ardhmen tonë të përbashkët, jo vetëm për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në të gjitha trojet tona etnike!
Lajme5 minutes ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme6 minutes ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

Maqedoni39 minutes ago

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

Lajme49 minutes ago

Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!

Shqipëri1 hour ago

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Lajme2 hours ago

KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri

Lajme2 hours ago

Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze

Lajme2 hours ago

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore

Lajme3 hours ago

Bekim Sali nga Dublini: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime për qytetarët edhe para anëtarësimit në BE

Maqedoni3 hours ago

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

Maqedoni3 hours ago

Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”

Maqedoni3 hours ago

Ambasada ruse mohon përfshirjen në rrjetin e dyshuar propagandistik në Maqedoninë e Veriut

NA NDIQ NË FACEBOOK