Lajme
Aksidenti në Vorë: parkimi kriminal i një betoniere shuan katër të rinj

Katër të rinj humbën jetën tragjikisht mbrëmë vonë në Fushë Prezë, në aksin mes Vorës e Fushë Krujës, shkrumbuar brenda një automjeti tip Benz shpërthyer në flakë, pasi u përplasën me një betoniere të parkuar keq, mu në karexhatë.
Nuk dihet nëse mjeti i rëndë ka qenë i ndaluar nga ndonjë defekt, nëse ka vendosur sinjalistikën e nevojshme në të tilla rrethana, njëherësh duke aktivizuar dritat e emergjencës. Por parkimi ka qenë aq i gabuar, deri në nivel kriminal të papërgjegjshmërisë.

Të rinjtë që humbën jetën, të moshës 20-25 vjeç, janëL Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Dy nga viktimat e aksidentit, Enejdi dhe Erildi Laçi, ishin vëllezër.
Në moshën e tyre është dhe shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24-vjeç, i cili nuk u gjet në vendin e ngjarjes pas aksidentit ndërsa më vonë është bërë i mundur ndalimi i tij.

Mendohet se flakët në Benzin ku ishin katër të rinjtë janë shkaktuar nga shpërthimi i bombulës së gazit, pasi automjeti funksiononte me gaz-benzinë. Por dhe sikur mos ishte kjo, vetë përplasja me betonieren nga pas është e mjafueshme për të qenë fatale. /tesheshi.com/



















