Connect with us

Bota

Aksident ajror në Manheim Township, avioni përplaset pranë shtëpisë së pensionistëve (VIDEO)

Publikuar

Një numër personash janë lënduar pas një aksidenti ajror, ku një avion ka rënë në tokë menjëherë pas ngritjes, afër një shtëpie pensioni, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit.

Shërbimet e emergjencës, përfshirë disa ambulanca, janë në vendin e ngjarjes në qytetin Manheim, në shtetin e Pensilvanisë.

Mirror britanik, ka ndarë pamje nga përdorues të platformës X, ku tregojnë mjegulla të dendura tymi të zi që ngrihen në ajër, ndërsa ekipet e zjarrfikësve e shpallën ngjarjen një “incident masiv me viktima”.

NA NDIQ NË FACEBOOK