Connect with us

Kosovë

AGK-dënon sulmet e kryeministrit Kurti ndaj mediave

Publikuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar, pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar mediat sot.

“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan.

Këtë deklaratë i pari i vendit e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.

“AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë”, vijon njoftimi i AGK-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK