Lajme
7 marsi, Limani mbledh veteranët e arsimit shqip në iftar të përbashkët

7 marsi është një ditë e rëndësishme për arsimin shqip, dhe për nder të kësaj date, kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, ka organizuar një iftar të përbashkët me veteranët e arsimit shqip në Gostivar.
Ky takim ka pasur si qëllim nderimin e kontributit të mëparshëm të veteranëve të arsimit shqip në Gostivar, duke përkujtuar dhe respektuar punën e tyre të palodhur për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.
“I lumtur që të vazhdoj traditën e pritjes për 7 mars të Arsimtarëve Veteranë! Drita e tyre është njësoj e fortë dhe sytë e tyre janë plot dashuri e përkushtim përgjithnjë! Gëzuar 7 marsin dhe faleminderit!”, ka shkruar Limani.















