Connect with us

Lajme

Zhytja fatale te “shpella e pështymës”

Publikuar

Videoja e hedhjes së fundit – dhe siç doli fatale – në ujë nga një shkëmb 15 metra në Hawaii e gjimnastit dhe regbiistit 28-vjeçar, Santiago Bourdieu, është tronditëse.

Videoja kap momentin kur 28-vjeçari hidhet nga një nga pikat më të rrezikshme në Hawaii, e njohur si “shpella e pështymës”.

Dhe pasi është zhytyr në ujë, 28-vjeçari Bourdieu nuk ka dalë më në sipërfaqe, duke rezultuar në kërkim të tij.

Pas 15 minutash, Bourdieu u gjet pa ndjenja në një tjetër vend.

Ekipet e shpëtimit që shkuan me shpejtësi në vendngjarje kryen CPR mbi 28-vjeçarin, i cili punonte si mësues palestre në një shkollë në Buenos Aires, rifitoi vetëdijen, por më në fund dha frymën e fundit në spitalin ku u dërgua.

Ky vend i veçantë në Hawaii e ka marrë emrin e tij nga valët e furishme që godasin shkëmbinjtë dhe e bëjnë atë të duket sikur zona po “pështyhet” nga oqeani. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK