Connect with us

Kosovë

Votat e para në përfaqësitë diplomatike në Kanada: VV-ja merr 216 vota, PDK 19, LDK 13

Publikuar

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave të mërgimtarëve që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.

Tashmë kanë dalë rezultatet e para nga dy vendvotimet  në Ambasadën në Otavë dhe Konsullatën në Toronto. 

Nga 255 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 216 vota nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kanada.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19 vota.

Lidhja Demokratike ka marrë 13 vota.

Koalicioni për Kosovën Fituese  ka marrë 4 vota.

Balli Kombëtar Shqiptar ka siguruar 2 vota.

Lista për Familje ka marrë 2 vota.

NA NDIQ NË FACEBOOK