Connect with us

Maqedoni

VLEN: Është koha për vetting për Musa Xhaferin – Hija e Ali Ahmetit, shoku më i mirë i Sasho Mijalkovit!

Publikuar

“BDI edhe një herë pretendon se po “pastrohet” nga krimi, por e vërteta është krejtësisht ndryshe – ata që duhet të “pastrohen” kanë 20 vite në krye të politikës dhe biznesit! Dhe ata pretendojnë se do të pastrojnë diçka në mënyrë që ata vetë të mund të qëndrojnë në krye.

Është koha për një vetting të vërtetë – është koha për të hapur temën e Musa Xhaferit, një prej njerëzve kyç të Ali Ahmetit, i cili për vite me radhë ishte figura më me ndikim në hije. Njeriu që negocioi të gjitha “marrëveshjet” më të rëndësishme, njeriu që tërhoqi telat pas skenës politike dhe aleati më i mirë i Sasho Mijalkovit.

BDI, deri kur do ta gënjeni opinionin?”, thuhet ne reagimin e VLEN-it.
“Si ka mundësi që një njeri që ka qenë krahu i djathtë i Ahmetit dhe ka marrë pjesë në çdo projekt korruptiv mund të jetë pjesë e gjoja “spastrimi”?

 

 

Pse djemtë e tij marrin tenderë milionësh përmes kompanive pranë qeverisë?

Si fshihen borxhet miliona euro për kompanitë e afërta me Musa Xhaferin?

Si është e mundur që gjykatat në Amerikë të dënojnë për korrupsion për ryshfet të zyrtarëve të lartë të BDI-së në Maqedoni, ndërsa gjykatat në Maqedoni heshtin?

Deri kur do të lejoni që zyrtarët tuaj të pasurohen në kurrizin e qytetarëve, ndërkohë që vendi zhytet në varfëri?

Lëreni opinionin të qetë – largohuni nga politika!

BDI ka 20 vjet që kontrollon pushtetin politik dhe ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni. Figura të tyre në hije si Musa Xhaferi nuk janë vënë asnjëherë në provë të drejtësisë. Mjaft!

Nëse dëshironi vërtet vettingun, filloni me të! Nëse nuk jeni gati për të, atëherë “pastrimi” juaj është vetëm një gënjeshtër tjetër.

Është koha për ndryshim! Është koha për kuadër të ri dhe të ndershëm!”, mbyllet reagimi i VLEN-it.

Maqedoni9 minutes ago

Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

Maqedoni9 minutes ago

Sulmohet fizikisht një person me probleme shëndetësore në Tetovë

Maqedoni10 minutes ago

Më pak nxënës të klasave të para, sepse ka më pak të porsalindur, çdo vit lindin 8 mijë foshnja më pak se në periudhën para pandemisë

OP / ED10 minutes ago

Pse po i “kruhet” Mickoskit pikërisht në Butel, aty ku tensionet për gjuhën shqipe janë në kulm?

Maqedoni24 minutes ago

5 persona arrestohen për sulmin me thikë në Çair, një fëmijë po lufton për jetën

Kosovë24 minutes ago

Protesta e kryetarëve të komunave, Haradinaj: Boll është boll, regjimi i Kurtit s’u la rrugë tjetër përpos rrugën

Kosovë34 minutes ago

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Lajme1 hour ago

Ibrahimi: Distancimi i Ostrenit nga Ahmeti nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia politike

Kosovë1 hour ago

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Lajme2 hours ago

Adnan Azizi: Gëzim Ostreni e konfirmoi, Ali Ahmeti bëri kompromise me Marrëveshjen e Ohrit

Lajme3 hours ago

Mickoski: Në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe

Lajme3 hours ago

Kryetari i Butelit për nxënësit e “Penko-s”: Fëmijët që kanë motër ose vëlla në shkollë do të mund të regjistrohen

NA NDIQ NË FACEBOOK