Connect with us

Bota

Turqia test i ri i raketës balistike Tayfun në Detin e Zi

Published

on

Turqia ka kryer një test të ri të raketës balistike Tayfun, e cila i përket kategorisë së raketave me rreze të shkurtër veprimi.

Hedhja e raketës u krye nga baza ajrore e Rizes në drejtim të Detit të Zi, nën masa shumë të rrepta sigurie, ndërsa autoritetet turke e cilësuan procesin si “të suksesshëm”.

Ky ishte nisja e tretë testuese e Tayfun, ndërkohë që nuk dihej skenari i ekzekutuar dhe nuk u zbulua distanca e kaluar.

Tayfun besohet të jetë një nga raketat balistike me rreze të gjatë veprimi të Turqisë deri më sot, megjithëse specifikimet e saj zyrtare mbeten sekrete.

Pas testeve të mëparshme të suksesshme të raketës, CEO i Roketsan, kompania përgjegjëse për zhvillimin e saj, konfirmoi se Tayfun ka hyrë në prodhimin serik, në mënyrë që zhvillimi i tij aktiv në ushtrinë turke të mund të pasojë. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK