Connect with us

Bota

Trump e Zelensky, dramë në diplomacinë botërore

Publikuar

më

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të premten për të pestën herë në vitet e fundit, por këtë herë në një kontekst tjetër. Klima mes tij dhe Trump u përkeqësua shpejt dhe presidenti amerikan gati e dëboi presidentin ukrainas, duke i thënë që të kthehej kur të ishte gati për paqe. Ky zhvillim i pazakontë në historinë e politikës dhe diplomacisë botërore pati si epilog dhe anullimin e konferencës për shtyp mes dy lidërve.

Qëllimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për tokat e rralla dhe ndarja e fitimeve të mëdha të pritshme me SHBA-në, por pas fjalëve të mira të Presidentit Trump, Volodymyr Zelensky dëgjoi liderin amerikan ta akuzonte atë.

Ai i tha hapur se “nuk ke ushtarë të mjaftueshëm, nuk na thua dot armëpushim apo jo”. Dhe pastaj: “Ju jeni duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, nuk keni letra në dorë”.

“Të dhashë forcë të jesh i ashpër. Nuk mendoj se do të ishe i ashpër pa SHBA-në. Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ose bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë. Nëse ne ikim, ju do të luftoni për të, por nuk i keni letrat”, i tha ai drejtpërdrejt Zelensky-t, për të theksuar në një pikë tjetër: “Kthehuni kur të jeni gati për paqen”.

Nënpresidenti J.D. Vance mori drejtimin e sulmeve, përballë liderit ukrainas dhe gazetarëve. “Ajo që e bën Amerikën një vend të mirë është se ajo angazhohet në diplomaci,” tha ai.

“Për ç’lloj diplomacie e ke fjalën, JD,” pyeti Zelensky, duke bërë që zëvendëspresidenti amerikan të shpërthejë dhe ta akuzojë atë për “organizim të udhëtimeve propagandistike”. “A keni thënë ndonjëherë faleminderit?”

 Kur Zelensky u përpoq të përgjigjej, Trump ndërhyri dhe i tha: “Ju po luani kumar me jetën e miliona njerëzve, po luani kumar me Luftën e Tretë Botërore. Kjo që po bëni është një fyerje për vendin tuaj”.

Kjo sjellje poshtëruese e paprecedentë tronditi të pranishmit. Karakteristik ishte reagimi i ambasadores së Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, e cila për pak sa nuk shpërtheu në lot.

 

 

Shqipëri19 minutes ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme1 hour ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri3 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme4 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme4 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme4 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme4 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme5 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme5 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

NA NDIQ NË FACEBOOK