Connect with us

Bota

Tjetër aksident ajror në SHBA, avioni rrëzohet mbi disa banesa (VIDEO)

Publikuar

Një avion me gjashtë persona në bord (4 anëtarë ekuipazhi dhe 2 pasagjerë – një pacient pediatri dhe një stjuardesë) që kryente një transport ajror të pacientit, u rrëzua pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia , Pensilvani, SHBA. Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të shpërthejnë në flakë.

Siç shihet në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, vendndodhja i ngjan një zone të bombarduar, ndërsa numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin.

Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se katër anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit, së bashku me pacientin pediatër dhe një stjuardesë. Në bordin e avionit ishin një pilot, bashkë-pilot, 3 mjek, pacient pediatri dhe nëna e tij. Ata ishin të gjithë shtetas meksikan.

NA NDIQ NË FACEBOOK