Connect with us

Lajme

Taravari pas takimit me Weitz: Si VLEN, jemi unanim në mbështetje të agjendës së reformave

Publikuar

Kreu i ASH-së, Arben Taravari së bashku me liderët dhe deputet të Koalicionit VLEN, sot kanë takuar eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për vendin tonë, Thomas Weitz.

“Gjatë takimit, raportuesi Weitz na informoi për njohuritë dhe përvojat e tij në rajon dhe theksoi përkushtimin e tij për t’u bashkuar me ne në rrugën drejt integrimit evropian, sepse aty takojmë edhe ne.
Si VLEN, potencuam se jemi unanim në mbështetjen për vazhdimin e agjendës së reformave dhe që të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë në perspektivën evropiane të vendit, sepse që Evropa të jetë e plotë, ajo ka nevojë për Maqedoninë dhe Ballkanin”, shkroi Taravari.