Connect with us

Lajme

Sprova e jetës e këtij burri: si do zgjedhë të mbetet në histori?

Publikuar

Pallati jordanez njoftoi se Mbreti Abdullah II është ftuar në Shtëpinë e Bardhë më 11 shkurt për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Pra, i dyti udhëheqës i ftuar pas Netanyahut.

Mbreti pranoi “një ftesë nga Presidenti Trump javën e kaluar”, shtoi pallati në deklaratën e shkurtër.

Kjo ftesë vjen pas propozimit të presidentit amerikan për transferimin e banorëve të Rripit të Gazës në Jordani dhe Egjipt.

Trump pretendon, djallëzisht sigurisht, se banorët e Gazës “mund të jetonin në zona shumë më të sigurta dhe ndoshta shumë më të rehatshme”.

Por propozimi i tij është dënuar gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Evropë, duke u lexuar si projekt për spastrim etnik.

Amani dhe Kajro e kundërshtuan kategorikisht këtë ide, por të enjten Trump insistoi përsëri.

Mbreti Abdullah II, vendi i të cilit tashmë pret rreth 2.3 milionë refugjatë palestinezë, ka theksuar një ditë më parë se palestinezët duhet të qëndrojnë në tokën e tyre.

Tashmë, ky burrë është në sprovën e jetës që o të tregohet vërtet burrë dhe të mbetet në histori si i tillë, o t’i dorëzohet turpshëm diktatit të një njeriu me prirje faraonike në drejtimin jo vetëm të Amerikës por dhe të botës. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK