Connect with us

Lajme

Shpërthim në konsullatën ruse në Francë, këto detajet e fundit

Publikuar

Një shpërthim është raportuar në konsullatën ruse në qytetin francez të Marsejës, sipas konsullit të përgjithshëm rus për rajonin.

Stanislav Oransky, konsulli i përgjithshëm rus në Marsejë e konfirmoi shpërthimin për gazetën La Marseillaise.

Shishe plastike u hodhën në murin e konsullatës ruse dhe njëra shpërtheu, tha një burim anonim i sigurisë në vendngjarje.

Nuk pati viktima dhe i gjithë personeli dhe konsulli rus nuk u lënduan, shtoi burimi.

Nuk ka asnjë informacion të menjëhershëm për shkallën e ndonjë dëmi.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, këto shpërthime në konsullatë kanë treguar shenja të një sulmi terrorist.

“Shpërthimet në territorin e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Marsejë kanë të gjitha shenjat e një sulmi terrorist,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

“Ne kërkojmë [Francës] masa shteruese dhe të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse.

NA NDIQ NË FACEBOOK