Connect with us

Lajme

Ramadani: VLEN nuk ndalet nga spekulimet, ndryshimi në Saraj do të vjen me vullnetin e popullit!

Publikuar

Sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Blerant Ramadani ka theksuar se pavarsisht spekulimeve në rrjetet social por edhe nga disa media, VLEN nuk ndalet dhe se ndryshimi gjithsesi do të vijë edhe në Saraj por me vullnetin e popullit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ramadani thekson se Aleanca për Shqiptarët i ndjek me vëmendje anketat që qarkullojnë në rrjetet sociale mbi kandidatin e VLEN-it për kryetar të Sarajit dhe se është e kuptueshme që interesimi i qytetarëve për këtë çështje është i madh, por se disa portale dhe individë po spekulojnë në emër të koalicionit, duke u përpjekur të imponojnë emra dhe të shkaktojnë huti.

“Aleanca për Shqiptarët i ndjek me vëmendje anketat që qarkullojnë në rrjetet sociale mbi kandidatin e VLEN-it për kryetar të Sarajit. Është e kuptueshme që interesimi i qytetarëve për këtë çështje është i madh, sepse ata e shohin VLEN-in si mundësinë e vetme për ndryshimin e shumëpritur. Megjithatë, vërejmë se disa portale dhe individë po spekulojnë në emër të koalicionit tonë, duke u përpjekur të imponojnë emra dhe të shkaktojnë huti atje ku nuk ka. VLEN është një forcë e bashkuar, e ndërtuar mbi parimin e unitetit dhe interesit qytetar, jo mbi kalkulime personale apo lojëra të vjetra politike”, tha Ramadani.

Ramadani tha se kandidati final. do të jetë produkt i konsultimeve të hapura

“Kandidati ynë për Saraj, ashtu si në të gjitha komunat ku do të garojmë, do të jetë produkt i konsultimeve të hapura dhe transparente me qytetarët dhe strukturat tona. Pëlqimi i popullit është faktori kryesor në këtë proces, sepse VLEN nuk është koalicion që vendos nga lart, por lë zërin e qytetarëve të përcaktojë drejtimin e tij”, shtoi sekretari i përgjithsëm ASH-së Ramadani.

“Saraji, si disa komuna tjera, ka nevojë për një udhëheqje të ndershme dhe vizionare që do ta nxjerrë nga status quo-ja e stërzgjatur. Për këtë arsye, ftojmë të gjithë qytetarët të mos bien pre e spekulimeve, por të jenë pjesë e ndryshimit që po vjen. VLEN është këtu për të bërë diferencën, dhe këtë do ta tregojmë me vendime të drejta e të qëndrueshme. VLEN nuk ndikohet nga spekulimet, por nga vullneti i qytetarëve. Procesi ynë është i pandalshëm, ndryshimi është i pashmangshëm dhe uniteti ynë është i pathyeshëm. Kushdo që përpiqet të përçajë këtë energji të re politike, do të përballet me forcën e popullit që ka vendosur: është koha për një politikë ndryshe, është koha për VLEN.”, përfundoi Ramadani.

NA NDIQ NË FACEBOOK