Lajme
Rama takohet me banorë të Jashanicës dhe shokë të luftës: Faleminderit për pritjen dhe respektin


Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, ka vizituar fshatin Jashanicë në Klinë. Atje është takuar me banorë të këtij fshati dhe shokë të luftës.
“Takova qytetarë të mrekullueshëm dhe shokë të luftës, me të cilët vizituam një shtëpi simbol, nga ku janë zhvilluar procese të rëndësishme atdhetare”, tha Rama, duke shprehur mirënjohje për pritjen dhe respektin e treguar.



















