Connect with us

Lajme

Prifti lutet në fillim të lojës, pason rrahja e delegatit

Publikuar

E diela në kampionatin bullgar solli më shumë se skena të çuditshme dhe gjithçka ndodhi në ndeshjen Lokomotiva Plovdiv – Septemvri Sofje.

Konkretisht, para fillimit të ndeshjes u mbajt një ceremoni gjysmë ore dhe lutje për të shënuar 100 vjetorin e klubit, por në fund të ndeshjes shpërtheu kaos i plotë.

Një nga tifozët e Lokomotivës shfaqi probleme shëndeti në tribunë, ndaj ambulanca u përgjigj menjëherë. Por në ato momente ndodhi diçka që askush nuk e priste.

Fillimisht, një tifoz vendas ka qëndruar pranë fushës dhe ka debatuar me delegatin, më pas të tjerët kanë nisur të zbresin në fushë, pasuar nga një sulm ndaj delegatit, i cili ka marrë dy goditje të forta në kokë dhe i ka rrjedhur gjak nga hunda.

Shumë shpejt gjithçka u qetësua, tifozët u kthyen në tribuna dhe pas një bisede mes arbitrit dhe delegatit, ndeshja u përfundua, shkruan Telegraf.

Nëse dikujt i intereson rezultati, fitorja i takoi mysafirëve, të cilët festuan me golin e Rupanovit në minutën e 60-të. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK