Connect with us

Lajme

Presidenti i Italisë uron Ditën e Pavarësisë: Mbështesim përparimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik

Publikuar

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.

NA NDIQ NË FACEBOOK