Connect with us

Lajme

Politikanja serbe Milica Gjurgjeviq fton serbët në Gjermani të votojnë për ‘AfD’, duke propaganduar kundër Kosovës

Publikuar

Milica Gjurgjeviq, ministrja serbe për Familje dhe Demografi dhe anëtare e partisë “Zavetnici”, ka bërë thirrje që serbët në Gjermani të mbështesin partinë e djathtë ekstreme “AfD”.

Ajo përdori këtë mundësi për të shpërndarë propagandë në lidhje me situatën e serbëve në Kosovë.

Në fjalimin e saj gjatë një konvente të “AfD”-së, Gjurgjeviq e quajti popullin serb në Kosovë si grupin etnik më të rrezikuar në Evropë, duke pretenduar se autoritetet kosovare po kryejnë veprime të dhunshme ndaj serbëve që kanë mbetur në vendlindjet e tyre.

“Populli ynë në Kosovë është sot grupi etnik më i rrezikuar në të gjithë Europën. Autoritetet e vetëshpallura të Kosovës po kryejnë terror të tmerrshëm kundër serbëve që kanë mbetur në vendlindjet e tyre, duke uzurpuar pronat tona, duke përdhosur vendet tona të shenjta dhe monumentet kulturore,” tha ajo, siç raportoi Euronews Serbia.

NA NDIQ NË FACEBOOK