Connect with us

Lajme

Policia publikon foton e një qytetari, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Publikuar

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi.

I njëjti dyshohet për vjedhje të rëndë.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192’’, thuhet në komunikatën e PK-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK