Connect with us

Lajme

Pohimi: Europa, “si pula pa kokë” në Ukrainë

Publikuar

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka kritikuar aleatët evropianë të Ukrainës për qëndrimin e tyre për këtë çështje dhe u bëri thirrje atyre që të ndryshojnë.

Johnson përdori një shprehje të ashpër për të thënë se evropianët po sillen si “pula pa kokë”, duke u bërë thirrje atyre “të ngrihen dhe të lëvizin” në vazhdën e përpjekjes së Donald Trump për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë.

Ai madje u bëri thirrje politikanëve në të gjithë Perëndimin që të mos keqinterpretojnë mesazhet nga qeveria amerikane dhe të marrin seriozisht thirrjen e Trump-it për më shumë shpenzime të mbrojtjes nga evropianët.

Johnson, një mbështetës i vendosur i Ukrainës kur ishte në detyrë, tha se deklaratat e Trump-it dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes nuk përbëjnë një ndryshim kursi.

“Duke parë atë që po thotë Trump, duke parë atë që po thotë Hegseth, ata nuk po e tradhtojnë Ukrainën”, argumentoi Johnson, duke shtuar: “Ata nuk po largohen nga Ukraina. Ata thonë se Ukraina duhet të jetë një vend sovran dhe i begatë. Ata thonë se Putini nuk mund të fitojë. Ata thonë se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën”.

Johnson mbrojti thirrjen e presidentit amerikan për vendet evropiane që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

Së fundi, Johnson këmbënguli se Ukraina mund të anëtarësohej ende në NATO, pavarësisht se sekretari amerikan i Mbrojtjes këmbënguli se një gjë e tillë nuk ishte parashikuar: “Nuk mund të jesh një vend sovran nëse je i kufizuar, nëse pengohesh, në një fazë në të ardhmen, të vendosësh nëse do të anëtarësohesh në NATO”. /tesheshi.com/

Maqedoni2 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri7 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë1 hour ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED2 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri2 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED2 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni2 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë2 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni2 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

Maqedoni4 hours ago

Stuhia la dëme në bujqësi, komunat duhet të nisin vlerësimin

Shqipëri4 hours ago

Rregullorja e GJKKO-së ndalon celularët në sallën e gjyqit, Dhoma e Avokatisë do vendosë sot për bojkotimin e seancave

Kosovë5 hours ago

“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president

NA NDIQ NË FACEBOOK