Connect with us

Lajme

Pezullimi i ndihmave të USAID’it, Ibrahimi kritikon qeverinë Kurti: Nënçmimi nuk tolerohet më – ai ndëshkohet

Publikuar

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka komentuar qëndrimet e emisarit amerikan Richard Grenel për kryeministrin Albin Kurti.

Në kritikën e tij, Ibrahimi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos arritje të harmonizimit të politikave me aleatin kryesor, SHBA’në, pavarësisht thirrjeve të ish presidentit, Joe Biden.

Ai ka thënë se deklarata e Grenell’it për pezullimin e ndihmave të USAID-it, e shumë vendime të tjera, përfshirë edhe çështje aq jetike si prania ushtarake amerikane, nuk janë më spekulime por mundësi të prekshme.

“Nënçmimi nuk tolerohet më – ai ndëshkohet. Dhe madje, me ashpërsi. Sot e kemi testin të tregojmë se “a e dojmë amerikën apo vetëm kemi frikë se po na braktis”, ka shkruaru Ibrahimi në Facebook.

Statusi i plotë i Ilir Ibrahimit:

Administrata amerikane që ka pasur njohurinë dhe afërsinë më të madhe me Kosovën, ajo e presidentit Biden, e nisi dhe e përfundoi mandatin duke i bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të harmonizojë politikat dhe veprimet e saj me aleatin kryesor.

Fatkeqësisht, kjo nuk u arrit, dhe masa më e ashpër që pamë ishin deklaratat e zyrtarëve amerikanë se marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës kishin arritur nivelin më të ulët ndonjëherë.

Për shumë zyrtarë amerikanë, kjo qasje e Kosovës ndaj Amerikës është perceptuar si një nënçmim.

Sot kemi një administratë të re, e cila, siç duket deri tani, ka shumë pak tolerancë për të lejuar që “të bëhet lojë me të”.

Deklarata e ambasadorit Grenell, vendimi për pezullimin e ndihmave të USAID-it sot dhe masat e tjera që mund të pasojnë nesër, përfshirë edhe çështje aq jetike si prania ushtarake amerikane, nuk janë më thjesht spekulime, por mundësi të prekshme.

Nënçmimi nuk tolerohet më – ai ndëshkohet. Dhe madje, me ashpërsi.

Sot e kemi testin të tregojmë se “a e dojmë amerikën apo vetëm kemi frikë se po na braktis.”

NA NDIQ NË FACEBOOK