Connect with us

Lajme

Përditësimi i fundit nga KQZ tregon se kush mund të bëhet deputet sipas votave

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sjellë edhe një risi të re me përditësimin e fundit të numërimit të votave të bërë në ora 16:34.

Sipas përditësimit të fundit janë numëruar 92.58% të vendvotimeve.

Përpos përqindjes së ndryshuar, KQZ-ja ka sjellë edhe një risi të re në faqen e saj.

Për dallim nga përditësimi i fundit mëngjesin e së enjtes, KQZ-ja pasditen e ka ndryshuar listën e kandidatëve për deputetë.

Tani, lista e kandidatëve për deputetë është e renditur sipas numrit të votave, e jo sipas rendit të listës së partive.

Kësisoj do të mësohet më thjeshtë se kush nga kandidatët ka siguruar mandatin e deputetit.

Me 92.58% të numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.97 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka 22.47 për qind të votave. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 17.14 për qind të votave dhe koalicioni AAK-Nisma 7.44 për qind.

Me përqindjet aktuale në këtë numërim, VV-ja do t’i ketë 47 ulëse, PDK-ja 25, LDK-ja 19 dhe AAK-Nisma 8.

Për të shikuar listat e plota të kandidatëve klikoni këtu.

NA NDIQ NË FACEBOOK