Connect with us

Kosovë

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

Published

on

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi .

Ai po kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Komunikata e policisë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

I dyshuar kërkohet për veprën Shpërdorimin e pasurisë së huaj.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. 

NA NDIQ NË FACEBOOK