Lajme
Në 31 komuna përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, numërimi vazhdon në shtatë komuna të tjera


Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533.
Kështu ka treguar për Insajderin zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Elezi tutje tha se procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna.
Ndërsa është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.
“Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan”, tha ai.



















