Lajme
Murtezani në ofenzivë diplomatike, zhvillon takime të rëndësishme në Bruksel
Ministri Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani ka vijuar edhe këtë javë takimet intenzive diplomatike në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në Bruksel.
Gjatë dy ditëve të kaluara Murteazani ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, edhe atë me euro-komisioneren për zgjerim, Marta Kos, ku siç njoftohet temë e diskutimi ka qenë e ardhmja evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Në Bruksel kisha bisedë të rëndësishme me Euro-komisioneren për zgjerim, Marta Kos, në të cilën prezantova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për reformat dhe agjendën evropiane”, njoftoi Murtezani në rrjetin social Facebook.
Fotografi nga takimi Murtezani – Kos
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Murtezani ka takuar edhe drejtorin e Përgjithshëm të DG NEAR, Gert-Jan Kopman, me të cilin ka disktuar rreth implementimin e reformave nga Agjenda Reformuese 2024-2027
“Samitin e ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Hapat e ardhshëm në procesin e euro-integrimit të Maqedonisë së Veriut Fokusi ynë mbetet i qartë – reformat dhe bashkëpunimi rajonal janë çelësi për integrim më të shpejtë dhe më të suksesshëm në BE”, tha mes tjerash Murtezani./Zyrtare.net