Connect with us

Lajme

Mulaj pas tubimit madhështor në Istog: I nderuar që jam Rugovist, por mbi të gjitha istogas

Published

on

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Besim Mulaj, është shprehur falënderues ndaj bashkvendasve të tij pas tubimit madhështor në Istog.

Mulaj ka thënë se istogasit treguan shpirtin e madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e LDK’së.

10 mijë herë faleminderit, Istog!

Jam i nderuar që jam Rugovist, anëtar i LDK-së, por mbi të gjitha – ISTOGAS!

Sonte treguat edhe njëherë shpirtin tuaj të madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Faleminderit për pjesëmarrjen masive në tubimin përmbyllës zgjedhor! Faleminderit që e keni mbështetur kauzën e Dr. Lumir Abdixhikut, Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës!

Ju jeni krenaria ime e përhershme! Me 9 shkurt, le ta dëshmojmë fuqinë tonë me votën për LDK-në, me numrin 124, dhe për mua, me numrin 79!

Pa besim s’ka ndryshim!”, tha Mulaj.