Connect with us

Bota

Moment i sikletshëm për bashkëpartiakun e Scholzit në ditën e zgjedhjeve, ngatërron vendvotimin

Publikuar

Kryeministri i Saksonisë së Ulët në Gjermani, Stephan Weil, pati një moment acarimi në ditën e zgjedhjeve.

Politikani i SPD-së fillimisht shkoi sot në vendin e gabuar në Hanover për të votuar në zgjedhjet federale. Me sa duket qendra e votimit ku kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shkuar prej vitesh është ndryshuar, tha një zëdhënëse e qeverisë, raporton Spiegel.

“Por ai më pas shkoi në qendrën e duhur të votimit dhe votoi”, tha ajo.

Weil është bashkëpartiak i ish-kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në Gjermani sot po mbahen mbledhjet nacionale. Sipas Zyrës Federale të Statistikave: 59.2 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani: rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj. /Insjaderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK