Connect with us

Lajme

“…me ilaç kundër minjve”- Zbulohet shkaku i vdekjes së tre vjeçarit nga Shkodra

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vau Dejës në fshatin Mjedë në familjen Hasmegaj. Një fëmijë tre vjeç ka ndërruar jetë tri ditë më parë, ndërsa motra 6 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e shtruar në Tiranë. Nëna e fëmijëve pret lindjen e një fëmije tjetër dhe ndodhet në banesën e saj. A2 CNN raporton se një ditë më parë djali tre vjeçar është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe pasi ka bërë një serum është larguar në banesën e tij bashkë me prindërit.

Të nesërmen është dërguar sërish në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë.

A2 CNN, raporton se është zbuluar edhe shkaku që dyshohet se ka vdekur vogëlushi.

Sipas këtij mediumi, prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve.

Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.

Ndërkohë edhe motra e tij 6 vjeçe është prekur nga ky infeksion dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Tiranës.