Connect with us

Kosovë

Ky është 24-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një motel në Gjilan

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në motelin “Casablanca” në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit.

Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete në motel është F.B  24-vjeçar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

E hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rastit tashmë kanë filluar.

NA NDIQ NË FACEBOOK