Connect with us

Lajme

Kush ishte e kundërta e lushnjarit namlënës në tubimin rinor socialist?

Publikuar

më

Sigurisht, e gjitha ishte një propagandë tipike pushteti. Një tubim rinor i gjithi me sfond politik, një lloj eurosocializmi i epokës “Rama” në PS, pati gjithsesi si lajm një të ri lushnjar kthyer në meme e bërë viral. Me modelin më të shëmtuar të flokëve si trend i sotëm i kësaj moshe, që ka qenë ndonjëherë në modë, i riu nga Lushnja la nam me çjerrjen e tij të shëmtuar, po aq të shëmtuar sa dhe fjalëformimet duke i bërë furça vetes dhe partisë në pushtet, deri në nivel pezmatimi shoqëror për këtë brez, i cili të përcjell ndjesinë se, edhe nëse shkëlqejnë në mësime, pak gjasë ka të shkëlqejnë nesër si sfidantë politikë apo thjesht shoqëror.

Muaj më parë, një e re socialiste e quajtur Helena Kaçe do servirej si një kryeministre e ardhshme. Në fakt, nuk ishte asgjë më tepër se një naive e pushtuar nga veneracioni për Ramën, ngjashëm si ministrja Manastirlliu kur ishte gjimnaziste. Dhe duket se deri te ajo e jo më tej shkonte vetëdija politike e brezit të sotëm.

Duke iu rikthyer djalit nga Lushnja, ai ngjante të ishte pezmatueshëm si fytyra reale e moshës së tij në raport me pushtetin apo politikën, por në fakt nuk ishte kështu nëse media do tregohej pak më profesionale e më pak cinike. Sepse, sa qe lajm i keq ai, ishte lajm i mirë dhe një e re gjimnaziste nga Bilishti.

Anastasia Zaimi ishte krejt e kundërta e bashkëmoshatarit të saj lushnjar, përballë së cilës Helena Kaçe dukej si një budallaqe e paformuar.

Foli pak, me një elokuencë dhe gjykim brilant. Doli mjeshtërisht nga kuadri ligjërimor i propagandës dhe madje i dha një shuplakë virtuale Ramës me ato që tha.

“A është tunduese dëshira për të ikur jashtë? Po. Por, ajo kurrë nuk është më e fortë se sa dëshira për të qëndruar aty ku ke rrënjët dhe pranë familjarëve të tu. Po pikërisht mangësitë e këtushme janë ato që e venitin tepër këtë ndjenjë. Nuk mundet t’i mbani studentët me një urdhër, qëndro. Ka ardhur koha që tu tregoni të rinjve se ata mund të bëjnë shumë. Por, ç’është më e rëndësishmja, mund të bëjnë shumë në Shqipëri”, tha ajo ndër të tjera, ku gjithashtu, me një analizë të thjeshtë e të thukët e rrëzoi propagandën mbi arsimin e lartë. Pra, ishte tipike prej atyre portreteve që duhet të mbahet mend, prej mesazheve inteligjente që përçoi, pa servilizëm që t’i sjellë zorrët te goja, si ai që duhet harruar, djali nga Lushnja. Ishte tipike prej atyre prerjeve që diç do bëhej, edhe për Shqipërinë. /tesheshi.com/

Maqedoni56 minutes ago

Letër me kërcënime në zyrën e presidentes Siljanovska-Davkova, arrestohet 46-vjeçari

Shqipëri1 hour ago

Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

Lajme2 hours ago

Bekim Sali dhe Edi Rama shpallosin pllakatën Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Lajme2 hours ago

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të rinjtë e BDI-së protestojnë para Kushtetueses!

Lajme2 hours ago

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro

Lajme2 hours ago

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Lajme3 hours ago

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha shqipe na bashkon, ta përcjellim me dashuri te brezat që vijnë!”

Maqedoni3 hours ago

Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh

Maqedoni3 hours ago

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

Shqipëri3 hours ago

Kumbaro dënon sulmet ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi në rrjetet sociale është terrorizim i hapësirës publike

Lajme4 hours ago

Deputeti Burim Ramadani rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Çështja e rrymes ia ka qit kulmin!

Lajme4 hours ago

Kasami pas takimit me Ramën: Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

NA NDIQ NË FACEBOOK