Connect with us

Lajme

“Kosova me fabrikë municioni që Franca s’e ka”, Maqedonci flet edhe një herë për deklaratën që nxiti reagime

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është deklaruar pas shumë reagimesh në lidhje me një deklaratë të tij, ku ka thënë “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë’’.

Ai ka deklaruar se Franca është një nga prodhuesit kryesorë në botë.

Megjithatë, ministri ka thënë se Kosova është në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit, përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt.

‘‘Unë asnjëherë nuk kam thënë se Franca nuk ka prodhime ushtarake. Patjetër që Franca është ndër prodhuesit kryesor në botë për prodhimin e shumë sistemeve ushtarake, pra të sistemeve të armatimit. Atë që e kam thënë po e ritheksoj prapë, që ne jemi në fazën e funksionalizimit të fabrikës për prodhimin e municionit, përderisa shumë vende të BE-së kanë ngecje në këtë aspekt, e në këtë rast Franca është përmendur vetëm një nga shembujt.  Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve në vitin 1997 pra në fund të viteve të 90-ta, Franca ka ndërprerë prodhimin e municioneve të kalibrave 7.62 dhe 5.56 municione që tani do të prodhohen në Kosovë si rezultat i kontratës që kemi realizuar gjatë muajit dhjetor”, ka deklaruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK