Connect with us

Maqedoni

Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për zhvillim ekonomik dhe kulturor rajonal

Publikuar

më

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në Samitin prestigjioz të kryebashkiakëve B40 i mbajtur në Sofje, ku përfaqësoi Tetovën dhe ndau vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe kulturor lokal.

Gjatë fjalimit të tij, Kasami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor lokal si një alternativë e qëndrueshme për zhvillimin afatgjatë të rajonit.

“Bashkëpunimi Ekonomik dhe Kulturor Lokal është një koncept që përfshin angazhimin e komuniteteve lokale, bizneseve, institucioneve dhe organizatave në zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe kulturore ndërmjet grupeve të ndryshme në një rajon ose qytet,” theksoi Kasami gjatë fjalimit të tij.

Ai vuri në dukje ndryshimet pozitive që po ndodhin në Tetovë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit, ku investimet në gastro-turizëm, kulturë dhe tregti lokale po sjellin transformime të dukshme.

Kasami theksoi rolin kyç të lidhjeve kulturore në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe shprehu gatishmërinë e Komunës për organizimin e festivaleve me karakter multikulturor dhe multinacional.

Gjithashtu, Kasami përmendi përmirësimet në infrastrukturë, si ndërtimi i rrugëve, bujtinave dhe shtigjeve të ecjes, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Tetovën për të shijuar natyrën dhe traditat lokale.

Në lidhje me tregtinë rajonale, ai theksoi rëndësinë e lehtësimit të procedurave tregtare dhe administrative, duke siguruar që Tetova do të vendosë të gjitha kapacitetet e saj administrative në dispozicion për të mbështetur bizneset lokale dhe për të përforcuar shkëmbimet tregtare dhe turistike.

“Tetova është e gatshme të vë në dispozicion të gjitha kapacitete administrative për të inkurajuar bizneset lokale që të përforcojnë shkëmbimin tregtar dhe turistik. Në këtë drejtim bizneset, autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare mund të bashkëpunojnë për të zhvilluar projekte që mbështesin rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Me investimet në infrastrukturë që lehtësojnë shkëmbimin ekonomik dhe kulturor, si krijimi i qendrave kulturore, hapësirave për tregti dhe aktivitete turistike, si dhe përmirësimi i transportit dhe komunikimit Tetova ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët,” deklaroi Kasami.

Në përfundim, Kasami apeloi për intensifikimin e fushatave promovuese rajonale dhe përdorimin efektiv të marketingut për të tërhequr më shumë turistë dhe për të promovuar pasuritë natyrore dhe kulturore të qyteteve tona.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet rajonale dhe për të kontribuar në një zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik ekonomik dhe kulturor.

Lajme58 minutes ago

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Lajme1 hour ago

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

Religjion2 hours ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni2 hours ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri3 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme3 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme4 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme4 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme4 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme4 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme4 hours ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

Maqedoni5 hours ago

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

NA NDIQ NË FACEBOOK