Connect with us

Kosovë

Ja kush është e dyshuara për spiunazh që e zbuloi AKI

Publikuar

më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar përmes një komunikate për media se se sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, grua, që dyshohet për spiunazh, shkruan Gazeta Express.

Nga njoftimi i Prokurorisë, bëhet e ditur se e dyshuara këtë vepër penale, dyshohet se e ka kryer në bashkëkryerje.

Tutje, në njoftim shtohet se e dyshuara është ndaluar për 48 orë dhe se, në këto momente janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

E njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera material.

Ndërkohë, prokurori i shtetit, ndaj të dyshuarës do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale. /Express

Maqedoni24 minutes ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri54 minutes ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme2 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri3 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme4 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme4 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme4 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme5 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme5 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni5 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme5 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

NA NDIQ NË FACEBOOK