Lajme
Haradinaj: Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një adresimi iu ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.
Haradinaj është shprehur i lumtur që deri me tani votimet kanë kaluar pa asnjë incident serioz.
Adresimi i plotë i Haradinaj:
Të dashur qytetarë të Kosovës me të drejtë vote,
Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike.
Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.
Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri.
Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!
Me respekt,
Ramush Haradinaj






















