Connect with us

Lajme

Fytyra kryesore e skandalit me rezerva shtetërore – Si mbeti Rozeta Hajdari jashtë listës prej 47 kandidatëve që morën më së shumti vota

Publikuar

Ministrja e Tregtisë Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, si duket ka dështuar keq në zgjedhjet e 9 shkurtit. Nga votat e numëruara deri tani ajo nuk është në listën e 47 personave me të votuar. Para saj kanë dal edhe emra jo fort të njohur në politik. Hajdari si ministre në Qeverinë Kurti, ishte përfshirë në skandalin me rezerva shtetërore për çka edhe ishte intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gazeta Insajderi

Me votat e numëruara deri tash, Albin Kurti është më i votuari me mbi 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. 

I treti në listë është Faton Peci me 84,086 vota, ndërsa Hekuran Murati ka marrë 80,383 vota.

E pesta është renditur Albulena Haxhiu, e cila është gruaja më e votuar në VV me 76,522 vota.

Befasi në këtë listë është këngëtarja Edona Llalloshi, e cila sipas kësaj liste ka siguruar 26 mijë e 765 vota.

Por, që në listën e me të votuarave nuk janë ministrja Rozeta Hajdari.

Hajdari që kandidonte me numrin 16, emri nuk i figuron në listën e 47 personave me të votuar të kësaj partie.

Për çka u njoh si ministre Hajdari?

Me 15 prill të vitit 2024, ministrja Rozeta Hajdari u intervistua në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin me rezervat shtetërore.

Në kohën e pandemisë, MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.

Insajderi ka raportuar se një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se ishte “zhdukur”.

Dyshohet se zyrtarët e MINT-it kanë blerë grurin për rezervat shtetërore, e kanë paguar mallin që do të duhej të arrinte në Kosovës sipas marrëveshjes, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Malli dhe paratë ishin zhdukur.

Atëkohë u arrestuan disa persona, në mesin e të cilëve edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga Hajdari.

Arrestimet u bënë pas publikimit të disa audio-incizimeve në Kosovë, në të cilat pretendohej se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk kishte arritur kurrë. Ngjashëm, as rezervat e grurit.

Hajdari kishte deklaruar se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin.

Edhe kryeministri Kurti i kishte dal në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

Tetë muaj më vonë, në prill të këtij viti, vetë Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

Opozita kërkoi dorëheqjen e Hajdarit, por ajo mohoi se ka arsye për një gjë të tillë.

Lajme51 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK