Connect with us

Lajme

Dy ditë pas 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kurti pranon urimin nga Edi Rama

Publikuar

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri, Albin Kurti ka pranuar urimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama.

Në urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti, e përmes tij të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK