Maqedoni
Durmishi: Raporti i Revizionit ka konstatuar një sërë shkeljesh të udhëheqësisë paraprake
Sipas revizionit që është bërë në Ministrinë e Ekonomisë, në vitin 2021, është bërë furnizimi i një Softverit për menaxhim të aplikacioneve
për nevojat e ministrisë në vlerë prej mbi 2 milion denarë, por asnjëherë nuk është vënë në funksion.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili shtoi se, ka indikacione për shkelje të procedurave.
“Siç kam deklaruar më herët se do të angazhojë revizion për të parë se si janë zhvilluar procedurat në periudhën paraprake, del se shkeljet janë të shumta. Informacionet që i kemi siguruar janë dëshmi se si ka punuar dhe si kanë udhëhequr me këtë ministri. Në
pah vihet keqeverisja, mungesa e transparencës, dhe një sërë shkeljesh të procedurave administrative dhe ligjore.
Tashmë raportin e kemi, dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa për të zbardhur gjithë këtë situatë. Sipas Raportit gjatë kësaj periudhe janë bërë shkelje të shumta dhe mosrespektimi i procedurave administrative dhe rregullores se brendshme.
Shkelje janë bërë në procedurën e furnizimeve publike. Në vitin 2021, është bërë furnizimi i Softverit për menaxhim të aplikacioneve nga persona fizik dhe juridik për nevojat e ministrisë në vlerë prej 2 milion e 490 mije denarë, por i njëjti nuk është në
funksion dhe nuk ka asnjë shpjegim ose raport se pse nuk është vënë në funksion ky Softver. Ka indikacione për shkelje të procedurave pasi i gjithë procesi është kryer në afat prej 15 ditëve kur dihet se bëhet fjalë për një Softver që kërkon kohë dhe profesionist. Revizioni konstaton se kjo paraqet rrezik dhe ka shkelje sepse për dy jave është kryer e gjithë procedura”, tha Durmishi.