Bota
Dënimi i Dodik, Rusia dhe Serbia i dalin menjëherë në mbrojtje, ja lëvizjet e tyre

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shprehur besimin se dënimi i presidenti nacionalist i Republikës Srpska (RS) – entiteti serb në Bosnje Hercegovinë – Milorad Dodik, me 1 vit burgim dhe gjashtë vjet për ndalim të veprimtarisë politike, do të ketë pasoja të dëmshme për situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe në përgjithësi në Ballkan. “Ndjekja penale e Milorad Dodikut është e një natyre politike, e frymëzuar nga Perëndimi, i cili, përmes kukullave të tij në organet gjyqësore të BeH-së, shpreson të eliminojë nga skena politike forcat patriotike të RS që i rezistojnë neo-kolonializmit euroatlantik”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.
Dodik shkurtit është dënuar me 1 vit burgim dhe gjashtë vjet për ndalim të veprimtarisë politike. Nga ana tjetër, Dodik e ka ftuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të vijë urgjentisht në Banjallukë, raportojnë media të afërta me regjimin serb. Sipas tyre, Vuçiç dhe Dodik kanë biseduar në telefon pasi gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë ka vendosur se Dodik është fajtor për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit së Lartë për BeH. Ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të merret me politikë.
Mediat raportuan gjithashtu se Vuçiç mund të udhëtonte menjëherë për t’u takuar me kryetarin e Republikës Serbe. Dodiku dhe Vuçiçi janë parë për herë të fundit të hënën në mbrëmje në televizionin në shërbim të regjimit serb “Happy TV”. Vuçiçi deklaroi se nuk ishte i sigurt se cili do të ishte vendimi për Dodikun, por shtoi se ai ende kishte shpresë se është e mundur një vendim pozitiv. “Unë jam pothuajse i sigurt se edhe nëse do të ketë një vendim pozitiv, nuk besoj se do t’i ndalojë ata”, ka thënë Vuçiçi.





















