Connect with us

Lajme

Cana: Peci është ministër tucan, e degradoi sektorin e vreshtarisë

Publikuar

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Edon Cana, e ka quajtur ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ministrin më të dobtin dhe më të korruptuarin në historinë e Republikës së Kosovës.

Cana, i cili bart numrin 44 në listën e zgjedhore të PDK’së, ka thënë se Peci e ka degraduar sektorin e vreshtarisë.

Ministri Peci është ministri ma i dobët i bujqësisë që e ka pasë Republika e Kosovës ndonjëherë. Ministër, i cili do të mbahet mend edhe me aktrimin më të bukur nëpër studio televizive lidhur me aferat e tij korruptive. Është ministri i cili e ka degraduar sektorin e vreshtarisë, është persona non-grata për vreshtarët e Rahovecit dhe është një ministër tucan, i cili nën presionin e vreshtarëve të Rahovecit, në mënyrë tinzare, ka tentuar t’ua ulë subvencionet. Nën presionin e vreshtarëve është dorëzuar, sepse ky ministër ka menduar që njerëzit e ndershëm të kësaj toke, të cilët me djersën e tyre e punojnë rrushin e tyre, mund t’i manipulojë në format më të ulëta të mundshme. Kjo nuk kalon, Rahoveci nuk e harron Pecin si ministër më të keq, më të dobët dhe më të korruptuar në historinë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Cana.

NA NDIQ NË FACEBOOK