Connect with us

Lajme

Asamblisti i VV-së në Podujevë thyen rregullin për heshtje zgjedhore: Kosova ka nevojë për Albin Kurtin

Publikuar

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Artrit Mulliqi ka shkelur heshtjen zgjedhore e cila duhet të mbizotërojë gjatë kohës kur qytetarët votojnë.

Mulliqi ka ftuar qytetarët të votojnë, bile duke i treguar edhe se kë të votojnë.

“Edhe më pak se dy orë kanë mbetë për t’i dhënë vulën fitores tonë të madhe. Për këto dy orë, dilni votoni! Ka vend ende për punë, kurse Kosova ka nevojë për Albin Kurtin! Ecim përpara edhe më fuqishëm për minutat e mbetur”, ka shkruar Mulliqi në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK